Kris Jenner ka festuar 68-vjetorin. Me këtë rast vajzat e saj, e surprizuan në një mënyrë shumë unike. Kim, 42 vjeçe, Kourtney, 43 vjeçe, Khloe, 38 vjeçe dhe Kylie, 25 vjeçe u veshën të gjitha si mamaja e tyre në periudha të ndryshme të jetës së saj, duke ekspozuar veshjet e saj më të famshme, në darkën e ditëlindjes të premten.
Kim kishte veshur një fustan me temina jeshile smeraldi teksa imitoi pamjen e Kris nga një kartolinë e vjetër e Krishtlindjeve. Ylli televiziv e veshi fustanin e mbrëmjes me një jakë të bardhë dhe papion të zi, taka të zeza me majë dhe një buzëkuq të lehtë. Vajza e saj North e kopjoi gjyshen e saj në një pamje ‘të përditshme Kris’ që përmbante një çantë “Birkin”.
Më e reja e familjes, Kylie u shfaq me një fustan të zi me rripa. Ashtu si Kim, ajo vuri një paruke të shkurtër të zezë dhe e kombinoi pamjen e saj me një buzëkuq të kuq të ndezur.
Ndërsa Kourtney kishte veshur një palë tuta rozë pastel, këpucë të bardha sportive dhe kishte një aparat fotografik të modës së vjetër në dorë. Ajo e kombinoi veshjen e saj me një palë vathë të mëdhenj argjendi.
Pamja e Khloe-s erdhi nga një foto virale e Kris-it e shpërndarë fillimisht nga Kim në Instagramin e saj, ku ajo kishte veshur një kostum luksoz me lule, të shoqëruar me një pallto të bardhë leshi, çizme të kuqe dhe një çantë “Birkin” të kuqe prej lëkure. Khloe gjithashtu ndau një klip të nënës së saj duke kënduar një këngë teksa shijonte atmosferën e festës.