Natalie Portman ka nxjerrë në pah një tjetër anë të saj, në fushatën e fundit të pudrës së ‘Dior’. 37-vjeçarja është shfaqur më seksi se kurrë teksa del gjysmë e zhveshur në reklamën e brendit të njohur. Aktorja e suksesshme duket teksa mbulon gjoksin me duar, ndërkohë që veshur ka pantallona.
Më tej ajo shfaqet e veshur me një xhaketë që ka të njëjtën ngjyrë me pantallonat. Kjo është një nga daljet e rralla të guximshme të yllit televiziv. Natalie është shfaqur edhe të tjera herë në reklama të kompanive të ndryshme, pasi bie në sy për bukurinë e natyrshme dhe tiparet e rregullta që ka./revistawho.com