Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Ndoshta s’di më kush është babai yt”, Fero për mungesën e së bijës: Thuajse 1 vit pa të parë…

05/08/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Ndoshta s’di më kush është babai yt”, Fero për mungesën e së bijës: Thuajse 1 vit pa të parë…

Screenshot


Reperi i njohur nga Kosova, Fero, ka ndarë një tjetër mesazh emocional për vajzën e tij, Ninën, me të cilën nuk është takuar prej afro një viti. Përmes një story-je në Instagram, artisti publikoi një portret të vizatuar të tij dhe vajzës së vogël, të shoqëruar me një mesazh prekës:






“Pothuajse një vit pa ty. Ndoshta e ke harruar se kush është babai yt ose ndoshta të ka marrë malli për mua. Mendimet e mia shkojnë thellë për ty. Na bënë padrejtësi vogëlushe.”

Në fund të postimit, Fero shtoi edhe hashtagun #shtetikorruptuar, duke lënë të kuptohet se vazhdon të ketë pengesa ligjore për të takuar të bijën, pavarësisht se në shtator të vitit të kaluar kishte njoftuar se kujdestaria i ishte caktuar për një vit.


Ky nuk është hera e parë që Fero shpreh publikisht mallin dhe shqetësimin për mungesën e kontaktit me vajzën. Në ditëlindjen e katërt të Ninës, ai kishte postuar një tjetër mesazh të ngarkuar emocionalisht:

“Nina, bebi im, sot ti mbush 4 vjet e unë s’mundem të jem afër teje. Tetë muaj më kanë ndarë padrejtësisht nga ti, pa mundur të të shoh, të të përqafoj, apo të të uroj si çdo baba. Çdo ditë pa ty është dhimbje dhe boshllëk.”

Reperi u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të marrin masa dhe të zbatojnë ligjin për të garantuar të drejtat e tij si prind:

“PS. Institucionet e Kosovës nuk mund të heshtin më. Është koha të veprojnë, të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat tona. Çdo vonesë është një plagë për një baba dhe vajzën e tij. Mosveprimi juaj po shkakton dëme të parikuperueshme. Ju mbani përgjegjësi për këtë padrejtësi.”

Raportet mes Feros dhe nënës së vajzës, modeles Arbenita Ismajli, kanë qenë të tensionuara ndër vite. Çifti është përballur me akuza të ndërsjella, ndërsa Arbenita ka deklaruar më herët se ka qenë viktimë e dhunës në familje nga ana e reperit.

Pavarësisht ndarjes dhe problemeve ligjore, Fero vazhdon të jetë i zëshëm në kërkesën për të qenë pjesë e jetës së vajzës së tij.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit
Breaking News

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit

10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”
Breaking News

Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”

10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj
Breaking News

Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj

10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 
Breaking News

Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 

10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 
Breaking News

Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 

10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  
Breaking News

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  

09/12/2025
Next Post
Fedez lë pas të shkuarën, zyrtarizon lidhjen e re!

Fedez lë pas të shkuarën, zyrtarizon lidhjen e re!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera