Sara Hoxha ka nisur pushimet dhe si gjithmonë nuk kanë munguar fotot. Në postimin e fundit, ajo është shfaqur e veshur me kostum jeshil teksa pozon herë me peshqir në kokë e herë me flokët lëshuar. E kur vjen puna tek flokët jo të gjitha vajzat kanë fatin që t’i mbajnë të rregulluara gjatë pushimeve. Pikërisht këto vajza Sara i ka zili.
“Rrëfim: I kam zili gocat që i kanë gjithmonë flokët e rregulluara në pushime plazhi”, shkruan Sara krah fotos.
Në sy bie komenti i vjehrrës së saj, Xheraldinës, e cila i thotë se ajo është e bukur siç është. “E bukra e ninit moj je ti. Syni i bukur jeshil”, i shkruan mamaja e Ledrit.
View this post on Instagram







