• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Për çfarë i erdhi më shumë keq Mbretëreshës Elizabeth pas largimit të Harry-t dhe Meghan nga mbretëria?

Shkëputja e Princ Harry-t dhe Meghan Markle nga pallati mbretëror shkaktoi mjaft zhurmë në rrjetet sociale. Pas këtij vendimi Mbretëresha Elizabeth u shpreh se do vazhdonte ta mbështeste dyshen, ndonëse do kishte dashur që të gjendeshin pranë familjes mbretërore.
Pas këtyre momenteve, burime për ‘Cosmopolitan’ kanë zbuluar se Elizabeth ndihet shumë e trishtuar për largimin e Archie-t nga palalti ‘Kensington’. Ajo është shprehur se do kishte dashur që i vogli të rritej pranë kushurinjve të tij. Mbretëresha është trishtuar dhe për faktin se që prej lindjes së tij, nuk ka mundur ta shohë mjaftueshëm nipin e saj.
Kujtojmë se Meghan dhe Harry kanë vendosur të zhvendosën përkohësisht në Canada dhe më pas në Amerikën e Veriut së bashku me djalin e tyre të vogël, Archie./revistawho.com