Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre 26/12/2025
BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani! 26/12/2025
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve 26/12/2025
“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes! 26/12/2025
Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet  26/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Përmendi komunitetin egjiptian, Petri Bozo kërkon ndjesë publike: Shpreh keqardhjen, nuk kishte sfond racist, as diskriminues!

02/12/2022
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Përmendi komunitetin egjiptian, Petri Bozo kërkon ndjesë publike: Shpreh keqardhjen, nuk kishte sfond racist, as diskriminues!

Disa ditë më parë i ftuar në emisionin sportiv “Qatar 2022” regjisori dhe producenti i njohur Petri Bozo përmendi minoritetin egjiptian, teksa tha fjalën “jevg”. Komuniteti ka reagur i indinjuar për deklaratën. Producenti ka reaguar përmes një “Instastory” ku ka kërkuar ndjesë, duke shprehur se nuk ka pasur sfond racist dhe diskriminues.





“Të nderuar miq romë dhe egjiptianë!

Ju drejtohem, për të kërkuar ndjesë publike për një shprehje të përdorur nga ana ime, ( gjatë bisedës në program “Qatar 2022” nën drejtimin e Hygerta Sakos në RTSH 1 HD), e cila pavaresisht se s‘kishte qëllim të fyente apo lëndonte njeri, e ka bërë këtë efekt pa dëshirën time.


Duke shprehur keqardhjen e thellë për atë që ndodhi dhe të lenduarit e saj, dua t’iu siguroj se përdorimi  i fjalës nuk kishte asnjë sfond racist apo diskriminues, por ishte thjesht një formulim fatkeq apo lapsus në kuadrin e një ligjërimi  të shpejtë dhe me mundësi  të kufizuar, për t’u menduar gjatë dhe shmangur trashëgimi të tilla rudimentare të të shprehurit, të mbetura në nënndërgjegjie nga zhargoni i komunikimit të asaj pjese të shoqerisë, që nuk është e ndërgjegjshme për efektin e fjalës në dëm të reputacionit të pakicave.

Kam kërkuar ndjesë edhe brenda formatit por, sigurisht që nuk e konsideroj të mjaftueshme ndaj pavarësisht kësaj dua të kërkoj  ndjesë edhe me shkrim.

Përveçse kërkoj ndjesë për shprehjen rudimentare ( të gabuar), të përdorur nga ana ime, dua t’iu bëj me dije se distancohem nga çdo lloj qëndrimi racist e diskriminues për çdo pakicë e kombësi, se e konsideroj vlerë bashkëpunimin e vlerësimin maksimal, midis të gjitha diversiteteve që bota dhe shoqëria ofron.

Unë iu siguroj se personalisht nuk i përkas kurrsesi këtij targeti, çka e dëshmojnë si angazhimet ashtu edhe bashkpunimet e mia brenda dhe jashtë vendit.

Edhe njëherë  ju kërkoj ndjesë dhe zotohem se  në të ardhmen do të tregohem tejet i kujdesshëm dhe i ndjeshëm në këtë drejtim, jo vetëm për vete por dhe për të tjerët.

Duke shpresuar në gjerësinë e mirëkuptimin tuaj

me respekt

Petri Bozo”, ka shkruar ai.



ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Kujtim i bukur me flokët brune, Ledina na ktheu në vitin 2000 dhe nuk ka ndryshuar aspak!

Kujtim i bukur me flokët brune, Ledina na ktheu në vitin 2000 dhe nuk ka ndryshuar aspak!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera