Ylli i muzikës botërore, Rihanna, ditën e djeshme festoi ditëlindjen e saj të 30-të. Këtë përvjetor ajo e festoi në një nga restorantet më të mirë të NewYork. Këngëtarja u shfaq me një fustan të shkurtër ngjyrë vjollcë, të firmës ‘Saint Laurent’. Në festën e saj ishin të pranishëm çifti më i ri, Paris Hilton dhe i fejuari Toni Braxton, si dhe të gjithë njerëzit e afërm të Rihanna-s.
Normalisht që Rihanna tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, jo vetëm sepse ishte ajo vajza e ditëlindjes, por edhe kishte një pamje mahnitëse. Fustanin kishte vendosur ta kombinonte me një palë vathë diamanti që kishin një shkëlqim verbërues. Ndërsa flokët i kishte stiluar në formën e disa kaçurrelave të mëdha dhe për ‘make-up’ zgjodhi kryesisht ngjyra të ndezura për të nxjerrë në pah ngjyrën e saj të lëkurës. /revistawho.com