• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Shtoi 27 kilogramë në shtatzëni, Chrissy Teigen tregon si mësoi të pranojë ndryshimet në trupin e saj

Rreth 8 muaj më parë modelja e njohur, Chrissy Teigen, solli në jetë fëmijën e saj të dytë. Së fundmi ajo është shfaqur në kopertinën e  ‘Good Housekeeping’ dhe ka treguar për herë të parë se si ka arritur të pranojë ndryshimet në trupin e saj pas lindjes.

Ajo ka rrëfyer se ka shtuar 27 kilogramë në shtatzëni dhe sa herë shikonte veten në pasqyrë mendonte si arriti deri aty. Megjithatë Chrissy ka thënë se tani po mësohet me ndryshimet në linjat e saj trupore. “Kjo është diçka që unë mund ta ndryshoj brenda mendjes sime, se unë nuk duhet të jem më modele për rroba banje. Tani jam mama, gatuaj, po njoh njerëz të mrekullueshëm dhe jam shumë e lumtur që po kaloj në këtë tranzicion”, – ka thënë Teigen. Gjithashtu ajo ka treguar se vajza, Luna, ka ndikuar shumë në personalitetin e saj duke e ndryshuar tërësisht si njeri. /revistawho.com