Stresi ka reaguar pas lajmeve se ka nisur një lidhje të re dashurie. Shkak u bë një video e postuar nga vetë reperi ku shfaqej në shoqërinë e një vajze në makinë. Menjëherë u zbulua se vajza quhet Megi dhe është modele, por Stresi e ka mohuar të jetë në një lidhje me vajzën në fjalë. Ai ka postuar një video në Instastory ku shprehet se ‘është i lidhur me shumë femra’ dhe ‘i çon të fala ish-ave’.
“Kam parë shumë spekulime, shumë fjalë shumë media rozë duke shkruar për atë videon që kam hedhur unë dje. Desha t’ju them që unë nuk jam i lidhur me askënd as me vajzën në fjalë që keni parë te video. Unë jam i lidhur me shumë femra realisht, kështu që ti heqim këto aludimet. Çdokush e bën jetën personale siç do vetë, edhe të fala të gjitha ex-ve të mia, edhe këto që kam do t’ju çoj të fala vitin tjetër. Kështu që mos të spekulojmë më që “është kjo, është ajo”, thotë Stresi.