Ai pritet të sjellë në jetë fëmijën e tij të tetë në moshën 73-vjeçare por duket se kjo gjë ka stresuar pasksa Mick Jagger. Legjenda e “Rolling Stone” pritet të zgjerojë familjen me të dashurën e tij, balerinën Melanie Hamrick 29-vjeçe, por raportohet se ai ndihet i stresuar lidhur me ardhjen në jetë të fëmijës së tetë. Një burim për gazetën “New York Post” ka deklaruar se këngëtari nuk i është përgjigjur asnjë urimi që njerëzit i kanë dërguar. “Familja është tepër e rëndësishme për të por ai është paksa i merzitur për këtë fëmijë pasi Mick supozohet të jetë 80-vjeç kur pretendohet të mësojë fëmijën e tij se si të luajë lojra të ndryshme”- tregon burimi.